7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ivana Stradner: Wagner e Ujqërit e Natës po krijojnë kaos në Kosovë

Korrespondentja speciale e KyivPost Ivana Stradner ka komentuar protestën e sotme në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se Rusia nuk ka nevojë të dërgojë tanke dhe avionë luftarakë në Ballkan.

“Për krizën e Kosovës sot… Rusia ka përfaqësuesit e saj të ekstremit të djathtë, rrjetin e inteligjencës, Wagnerin, Ujqërit e Natës etj., për të krijuar kaos dhe për ta vënë Serbinë në mbrojtje për t’u përgjigjur. Shpresoj se Serbia do të jetë e zgjuar sot”, ka shkruar Stradner.

Ndryshe, sot është mbajtur një tubim në Jarinje, në anën e territorit serb, i organizuar nga e ashtuquajtura organizata “Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe”.

Më shumë se 100 pjesëmarrës në këtë tubim nuk janë lejuar nga policia e Serbisë ta kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë.

Shumë prej tyre kanë qenë me maska, ndërsa përveç pankartave dhe flamujve të Serbisë, janë dëgjuar këngë nacionaliste dhe brohoritje “Kosova është Serbi”.

Në mesin e të tubuarve ka pasur edhe shtetas rusë. Pas më shumë se dy orëve ata janë shpërndarë, ndërsa ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe mes vetë grupeve pjesëmarrëse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img