Site icon PrishtinaPress

Iu vodh çanta në autobus urban, prishtinasit i “avullohen” 330 euro nga keqpërdorimi i kartelës bankare

Një burrë në Prishtinë, ka raportuar në Polici se i është vjedhur çanta me dokumentet personale në autobusin e linjës 4 në Prishtinë.

Gazeta online Reporteri.net mëson se rasti është raportuar në polici muajin e kaluar, derisa viktimës i është keqpërdorur kartela bankare dhe i janë shfrytëzuar 330 euro.

Rasti është inciuar si vjedhje dhe keqpërdorim i kartelës bankare.

Rasti është duke u hetuar nga Policia.

Exit mobile version