Një burrë në Prishtinë, ka raportuar në Polici se i është vjedhur çanta me dokumentet personale në autobusin e linjës 4 në Prishtinë.
Gazeta online Reporteri.net mëson se rasti është raportuar në polici muajin e kaluar, derisa viktimës i është keqpërdorur kartela bankare dhe i janë shfrytëzuar 330 euro.
Rasti është inciuar si vjedhje dhe keqpërdorim i kartelës bankare.
Rasti është duke u hetuar nga Policia.