Mbrojtësi shqiptar i Lazios, Elseid Hysaj ka shpëtuar nga aksidenti pasi vetura e tij 160 mijë euroshe papritmas mori flakë dhe u dogj e tëra.
Në veturë, Hysaj gjendej së bashku me vjehrrin e tij.
Siç shkruan Il Messaggero, transmeton klankosova.tv, për fat të mirë Hysaj ka shpëtuar pa asnjë pasojë fizike.
“Makina u përfshi papritur në flakë, për fat nuk u lënduam, i shpëtuam rrezikut”, ka thënë Hysaj për Il Massaggero.