13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Italianët këshillohen me Cholletin për dialogun para udhëtimit në Prishtinë e Beograd

Italia është përfshirë në përpjekjen e BE-së për të çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi edhe me një hap më konkret. Të premten dyshes së këshilltarëve nga Gjermania dhe Franca do t’i bashkohet edhe një këshilltar nga Italia, i cili  do të vijë në Prishtinë dhe Beograd bashkë me emisarët Lajçak dhe Escobar dhe këshilltarët e Macron e Scholz.

Para këtij udhëtimi, Këshilltari Special amerikan, Derek Chollet, është takuar me këshilltarin e kryeministres së Italisë, Francesco M. Talo, për të diskutuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“I kënaqur që takova këshilltarin diplomatik të kryeministres së Italisë, Francesco M. Talo. Ne diskutuam për qëllimet e përbashkëta për paqe dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në Mesdheun e madh”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Sipas të gjitha gjasave është pikërisht Talo, i cili do të vijë në Kosovë bazuar në temën që e ka diskutuar me diplomatin amerikan Derek Chollet, i cili sapo ka përfunduar një vizitë në rajon.

Këtë të premte pritet që pesë diplomatë nga BE-ja dhe SHBA-ja pritet të vijnë në Prishtinë dhe në Beograd. 

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dhënë detaje mbi vizitat e planifikuar në dy kryeqytetet, sot në një konferencë për media.

Ai ka thënë se në përpjekje për ta avancuar dialogun, emisari special i BE-së Miroslav Lajçak takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img