0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Italia në përpjekje për të shpëtuar 1200 emigrantë nga fundosja me varka

Roja bregdetare italiane po kryen dy operacione për të shpëtuar rreth 1200 emigrantë nga varkat e mbipopulluara në brigjet e Siçilisë.

Rreth 800 persona janë duke udhëtuar në njërën nga varkat e peshkimit, ndërsa rreth 400 janë në një tjetër.

Tashmë të shpëtuar janë rreth 2000 njerëz në operacione të tjera që nga e premtja. Mirëpo, sipas organizatës jofitimprurëse gjermane “ResQship”, të paktën dy persona vdiqën gjatë përpjekjeve për të kaluar me varkë.

Ardhja e emigrantëve në Itali është rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të ndaluar migracionin ilegal.

Me këtë rast, gjatë fundjavës disa varka të tjera mbërritën në ishullin italian të Lampedusa, një nga portet kryesore të mbërritjes për njerëzit që duan të arrijnë në Evropë.

Sipas grupit të monitorimit të IOM-it, Projekti i Migrantëve të Zhdukur, më shumë se 26,000 njerëz kanë vdekur ose janë zhdukur në det në Mesdheun qendror që nga viti 2014./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img