0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Italia merr vendim, sportistët e pavaksinuar nuk do të luajnë në vitin 2022

Ministria italiane e Shëndetësisë ka marrë një vendim që ndalon sportistëve të pavaksinuar të paraqiten në ngjarjet sportive në vend.

Vendimi hyn në fuqi më 2 janar, ndërsa është bërë që të parandalohet përhapjen e variantit Omicron të coronavirusit.

Krahas vendimit që mund të garojnë vetëm sportistët e vaksinuar, kapaciteti në stadiume dhe palestra është ulur nga 75 për qind në 50 për qind.

Në tribunat e stadiumit dhe në sallat mund të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar.

“Pandemia është shumë dinamike dhe ne nuk mund të rrezikojmë të humbasim të gjitha përpjekjet që kemi bërë vitet e fundit. Duhet të vendosim një vijë të qartë midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve”.

“Nuk duhet të harrojmë se tetëdhjetë për qind e njerëzve në kujdesin intensiv janë të pavaksinuar”, ka thënë ministri i shëndetësisë së Italisë, Andrea Costa.

Në Serie A janë vaksinuar 98 për qind e futbollistëve dhe pritet që të mos ketë probleme kur bëhet fjalë për renditjen më të fortë të futbollit në Itali.

Ky vendim mund të jetë problem për klubet që zbarkojnë që të luajnë në Itali për garat evropiane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img