2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Italia merr drejtimin e EULEX-it

Roma ka marrë përsipër mbikëqyrjen e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.

Të enjten, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, konfirmoi se Italia do të marrë nën kontroll këtë mision.

Ky rol i është caktuar Gjeneralit të Karabinierëve, Giovanni Pietro Barbano. Tajani tha se ky emërim “është lajm i mirë” dhe “i kënaqshëm” për Italinë pasi “tregon se rezultatet arrihen me punë ekipore”.

Italia ka dërguar 23 pjesëtarë të Karabinierëve për operacione në Kosovë.

Roma aktualisht mbikëqyr KFOR-in. Mediat në Itali shkruajnë se Karabinierët ruajnë zonat më kritike në Kosovë, siç është qyteti i Mitrovicës, i ndarë mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.

Përpjekjet e Romës, shkruajnë mediat, hyjnë në kontekstin e misionit diplomatik evropian për të inkurajuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria italiane ka vepruar për të stabilizuar marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë dhe për t’i çuar vendet e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.

Së fundi, ministri i Jashtëm italian Tajani kryesoi një takim ministror mbi Ballkanin Perëndimor, që kishte për qëllim konsolidimin e rolit të Italisë në procesin e pranimit të rajonit në BE – proces ky që është përshpejtuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img