Site icon PrishtinaPress

Italia mbështet Kosovën drejt procesit të Integrimit në BE

Ministri për Integrim Evropian z.Bekim Çollaku priti në takim Ambasadorin  e ri të Italisë në Kosovë, Sh. T. z. Piero Cristoforo Sardi.
Ministri Çollaku i uroj mirëseardhje Ambasadorit  Sardi dhe falënderoi për mbështetjen që Italia i ka ofruar Kosovës në procesin e shtet-ndërtimit dhe procesit të Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke shprehur bindjen se kjo përkrahje do të rikonfirmohet edhe në procesin e vendimarrjes për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu, ministri Çollaku e informoi Ambasadorin Sardi rreth agjendës së reformave me fokus në zbatimin e obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.
Ndërkaq, ambasadori i Italisë në Kosovë, Sh. T. z. Piero Cristoforo Sardi  konfirmoi gatishmërinë e qeverisë Italiane për forcimin e bashkëpunimit biletaral me Kosovën, me fokus në rritjen e prezencës së investitorëve italianë në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se përkundër sfidave të brendshme me të cilat po ballafaqohet Bashkimi Evropian, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e palëkundur, gjë e cila është konfirmuar edhe në Samitin e Parisit në mes të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version