Italia është shpallur kampione e re e kontinentit të vjetër, Evropës.
Në finalen e sontme të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, u përballën Italia dhe Anglia.
Ndeshja që u zhvillua në “Wembley”, nuk u vendosë në kohën e rregulltë, por as në vazhdime, dhe u deshën penalltitë për ta caktuar kampionin e ri të Evropës.
Në 90 minuta lojë, ndeshja u mbyll me rezultat 1:1
Fillimisht, Luke Shaw realizoi 0:1 për Anglinë në minutën e dytë, kurse, Italia barazoi me Leonardo Bonuccin në minutën e 67-të.
Në vazhdime, të dyja skuadrat kishin raste ideale për shënim, por nuk ia dolën.
Kurse, në penallti, italianët fituan me rezultat 3