Zhvillimet e periudhës së fundit në veriun e Kosovës, e kanë shqetësuar Italianë.
Për këtë arsye, zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thirrur për një takim homologët e tij nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Tajani ka thënë se vendi i tij dëshiron të luajë rol udhëheqës në rajon për të siguruar paqen dhe stabilitetin.
“Tensionet në veriun e Kosovës dhe në Bosnje e Hercegovinë kërkojnë përpjekje të reja. Italia dëshiron të luajë një rol udhëheqës për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Më 27 korrik, do të takohem me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë në Brindisi. Propozimi im u mbështet fuqishëm. Dëshirojmë që Korridori 8 të jetë një vetëm vektor i zhvillimit, por edhe i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë”, ka thënë zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
Kujtojmë se Italia më parë kishte caktuar Francesco Talon, këshilltar i lartë i kryeministres së Italisë për dialogun Kosovë-Serbi.