Italia ka përfunduar në pozitën e tretë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
“Azzuri” triumfuan 3:2 ndaj Holandës në ndeshjen e vlefshme për pozitën e tretë.
Dimarco dhe Frattesi realizuan për Italinë në pjesën e parë.
“Tulipanët” u këndellën në pjesën e dytë, teksa Bergwijn arriti të ngushtonte rezultatin në minutën e 68-të.
Por e shpejtë ishte kundërpërgjigjja e Italisë, që riktheu epërsinë e dy golave pas pesë minutave nëpërmjet Chiesas.
Në minutën e 90-të, Wijnaldum realizoi për 3:2, që në fund ishte edhe epilogu i kësaj sfide.