Ministri Krasniqi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Italia ka dhënë për Kosovën për shumë vite në shumë sektorë, e në veçanti në bujqësi.
Ai e informoi ambasadorin me të arriturat dhe sfidat në bujqësi, duke e theksuar si sektor me prioritet për qeverinë e Kosovë. Në këtë drejtim, ai përmendi, investimet që ka bërë Qeveria në vitet e fundit e që kanë rezultuar me rritje të prodhimit vendor dhe hapjen e mijëra vendeve të punës në bujqësi.
Nga ana e tij ambasadori italian vlerësoi të arriturat në bujqësi dhe ritheksoi gatishmërinë e vendit të tij që ta përkrahë Kosovën në avancimin e shumë proceseve, në veçanti në sektorin e bujqësisë si më potencial në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.