Trajneri aktual i U-19, Erjon Bogdani ka komentuar ndeshjen e shumëpritur mes Italisë dhe Shqipërisë e cila do të zhvillohet më 24 mars në “Renzo Barbera” të Palermos.
Në një intervistë për të përditshmen sportive “Panorama Sport”, ish-bomberi i Kombëtares ka dhënë disa sugjerime si duhet të luajmë kundër Italisë madje ai nuk nguroi që të japë edhe një parashikim.
“Unë dua të them që De Biasi duhet të organizojë shumë mirë ekipin ashtu siç ka bërë edhe në takimet e fundit, pavarësisht se ndaj Izraelit ishte një ndeshje e veçantë. Besoj se De Biasi do të vendosë në vështirësi Italinë. Shpresoj shumë që ndeshja të dalë barazim 1-1. Uroj që të jetë një mes Sadikut dhe Cikalleshit që të shënojë, ndërsa për ta ska fare rëndësi kush do ta shënojë…(qesh)” u shpreh ai.