Site icon PrishtinaPress

Itali reagon për moscertifikimin e Listës Serbe: Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së

Italia ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe.

Në një reagim, Ambasada e Italisë ka shprehur shqetësimin për këtë vendim.

Tutje, ata kanë vlerësuar se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion.

“Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska për zgjedhjet e ardhshme. Besojmë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion jetik, i cili është përgjegjës për të mbrojtur të drejtat politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ambasada.

Exit mobile version