2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Itali: Kapen gjashtë kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Novara të Italisë.

Ai kishte qenë duke e vozitur një kamion me targa italiane, teksa u ndalua nga policët për kontroll.

Në pjesën e pasme të kamionit janë gjetur gjashtë kilogramë kokainë të paketuar dhe 3 mijë euro cash.

Shqiptari ishte i shoqëruar nga një koleg i tij, i nacionalitetit rumun.

Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit rutinor, policët vunë re nervozisëm tek ai.

E kjo bëri që ata të ushtrojnë kontroll të detajuar.

Shqiptari dhe rumuni, ndodhen në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img