Site icon PrishtinaPress

Isufi: Ramushi është si Napoleoni, Franca ta lirojë (Video)

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se Ramush Haradinaj për Kosovën është si Napoleon Bonaparte, dhe se shteti francez duhet ta lirojë atë.

Isufi u shpreh i bindur se kjo do të jetë shtyrja e fundit, para se kryetari i tij, të kthehet në Kosovë, pasi që Serbia ka dërguar akuza të njëjta me ato të Hagës nga të cilat Haradinaj dy herë u shpall i pafajshëm.

“Është sikur të ndodhte që Napoleonin ta ndalte dikush për Francën; ose presidentin e Francës pas Luftës së Dytë Botërore e të mos interesohej shteti i vet. Absolutisht, për Kosovën nuk ka luftëtar më të denjë për liri, e as te popujt tjerë madje”, ka thënë Isufi në RTV Dukagjini.

Isufi ka akuzuar institucionet e Kosovës për mos reagimin e duhur në raport me arrestimin e një ish-kryeministri, derisa tha që nuk çuditet nëse Kosova shkon prapë në bisedime me Serbinë – përkundër që rezoluta e Kuvendit e mohon këtë.

Ky arrestim, sipas Isufit, i ka shërbyer subjektit të tij politikë për tu rritur dhe se tani AAK është më e zhvilluar se kurrë.

“Jemi në rritje si AAK, sidomos me padrejtësinë që i është bërë liderit, Haradinajt, sepse jo vetëm nga anëtarësia jonë, por në përgjithësi, kudo që hasim tek qytetarët e Kosovë – pavarësisht nga bindjet e tyre politike – ata janë të bindur se atij iu ka bërë një padrejtësi”, tha Isufi.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2815&v=iLn91PkRFiU

Exit mobile version