1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Isufi: Demarkimi i kufirit me Serbinë do të jetë problem i madh për ekspertët

Ish-anëtari i  Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, gjeografi Florim Isufi, thotë se demarkimi i kufirit të Kosovës me Serbinë do të jetë problem shumë i madh për ekspertët.

Isufi thotë se edhe nëse në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të dyja palët pajtohen për ndryshime apo korrigjim kufijsh shënjimi i vijës kufitare do të jetë shumë problem në terren.

“Meqenëse me Serbinë po planifikohet me qenë një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët marrëveshje e cila nuk sqaron se a ka të bëjë diçka se a ka të bëjë me ndërrimin e kufijve apo jo apo korrigjimin e kufijve, atëherë do të jetë një problem shumë i madh”, tha ai, për Ekonomia Online.

“Nëse ajo marrëveshje vjen e gatshme dhe që të dyja palët e pranojnë atë marrëveshje si të gatshëm atëherë është puna në teren e ekspertëve se ka të anojnë më tepër dhe si t’i tërheqin ato vija”.

Ai thotë se për këtë çështje ka paralajmëruar edhe tri vjet më parë, duke shtuar se nuk është  marrë seriozisht nga askush.

Isufi që ditë më parë dha dorëheqjen nga Komisioni Shtetëror për shënjimit e vijës me Malin e Zi, parasheh vështirësi të arritjes së një marrëveshje nëse ajo nuk vije e gatshme nga jashtë.

“Nëse një marrëveshje e tillë i mbetet të dyja palëve dhe të dyja palët fillojnë me insistuar me ndryshim dhe me modifikim të kufijve me të vërtet do të jetë një problem shumë i madh”.

“Këtë e kam thënë edhe para 3 viteve, atëherë askush nuk e ka marrë parasysh, por e kam ditur që nëse vjen në një situatë të tillë do të ketë probleme shumë të mëdha”.

Për Kosovën problem mbetet mospërcaktimi i kufirit me Malin e Zi. Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me të marrë detyrën në nëntor të 2017 kishte shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e kishte profesorin Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Me 16 shkurt të vitit 2018 Kosova dhe Mali i Zi janë marrë vesh për rishikimin e marrëveshjes përmes një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq.

Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen për demarkacionit me 21 mars të viti 2018, marrëveshje kjo që ishte caktuar nga Bashkimi Evropian si kusht për heqjen e vizave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img