Sipas Policisë së Kosovës, ankuesja femër ka raportuar se vjedhja ka ndodhur derisa ajo nuk ndodhej në shtëpi.

Ajo ka deklaruar se armën e kishte me leje, kurse grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Kurse në fshatin Sine të Istogut, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtit janë zënë duke tentuar të vjedhin disa pajisje nga oborri i shtëpisë së viktimës mashkull nga komuniteti serb.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.