Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është arrestuar mbrëmë nga EULEX-i, por që i njëjti akoma nuk ka udhëtuar për në Hagë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar familjari i Isniut, Sedat Sahitaj, i cili tha se ish-kryetari po dyshohet për ndërhyrje në dëshmitarë.
“Akoma nuk ka shkuar për në Hagë, është në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë. Ndërhyrje në dëshmitarë apo në pengim të drejtësisë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se dje, Gjykata Speciale e ka bastisur shtëpinë e Kilajt, ndërsa gjatë javës janë kryer bastisje edhe te Artan Behrami, Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala, te tre ish-këshilltarë të ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.