Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, po vazhdon paraqitjen tij të parë, Isni Kilaj, ish-komandanti i UÇK-së, njëherësh ish-kryetar Malishevës. Ai tha se është në dijeni për arsyet e arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së DHSK-së.
Ndërkaq Prokurori i DHSK-së në paraqitjen e tij për arsyetimin e arrestimit të Isni Kilajt tha se shkelja e fshehtësisë së procedurës penale është një arsye e bazuar për të kuptuar që ky material do të përdoret për të hyrë në procesin drejtësisë dhe pengimin e procesit gjyqësor, raporton RTKlive.
“Provat tregojnë që Kilaj është përgjegjës penalisht për të kryer qoftë vetëm apo bashkë me të tjerët, ku përfshihen pengimi i personit zyrtar ku do të kryhen detyrat zyrtare, sipas nenit 401 të Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelja e fshehtësisë së Procedurës në bazë të nenit 392 të Kodit Penal, i kombinuar me nenin 15/2 dhe 16/3 të Ligjit të Dhomave të Specializuara”, thuhet në fjalën e Prokurorit
Isni Kilaj u përgjigj se është në dijeni për arsyet e arrestimit të tij nga ana e Prokurorisë së DHSK-së.
Më pastaj Gjykatësi i DHSK-së bëri të ditur të drejtat e të pandehurit në Gjykatën Speciale, ndërkohë që avokat i Kilajt është caktuar Iam Eduards.