Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri njëherësh deputeti i Kuvendit nga radhët e kësaj partie, është përfshirë lidhur me çështjet e fundit që po diskutohet për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Beqiri ka thënë se deklaratat e tilla nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, cenojnë sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Kosoves.
Sipas tij, këto deklarata janë tejet shqetësuese.
“Ata meritojn me i përkrah, me punuar më shumë për ata qytetarë shqiptarë të diskriminuar,me fol kudo dhe çdoherë për liritë dhe të drejtat e tyre.
Ajo që atyre asnjëherë nuk ju duhet është manipulimi me ndjenjat, emocionet dhe të drejtat e tyre.
Këtë askush nuk bënë ta bëjë, e aq më pak Presidenti i ”fuqishëm”, të cilit i ka humb busulla”, ka shkruar ndër të tjerash Beqiri.
Shkrimi i plotë:
Të dashur miq,
Edhe pse ka filluar me i dal,”boja”me Deklarata të cilat cenojnë Sovranitetin dhe rendin Kushtetues të Republikës së Kosovës, megjithatë janë shqetësuese.
Tani me të madhe e mbi të gjitha me manipulim të skajshëm me ndjenjat e qytetarëve të Luginës së Preshevës.
Ata meritojn me i përkrah, me punuar më shumë për ata qytetarë shqiptarë të diskriminuar,me fol kudo dhe çdoherë për liritë dhe të drejtat e tyre.
Ajo që atyre asnjëherë nuk ju duhet është manipulimi me ndjenjat, emocionet dhe të drejtat e tyre.
Këtë askush nuk bënë ta bëjë,e aq më pak Presidenti i ”fuqishëm”, të cilit i ka humb busulla.
Hipokrizi është kërkesa e tij”që të gjithë të bëhemi bashkë”,që i bie të bëhemi pjesē e manipulimit dhe mashtrimit,e shkeljes së Sovranitetit dhe rendit Kushtetues të shtetit tonë.
Refuzimin po e merr çdo ditë, nga partitë politike, pozitë e opozitë, shoqëria civile, nga faktor të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.
Fatbardhësisht ky ”bashkim” nuk ka gjasa të ndodhë, e kjo është në të mirën e vendit.