Site icon PrishtinaPress

Ismet Beqiri: Nuk kërkova që seanca të shtyhet, LDK i ka votat

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri i ka mohuar pretendimet në media që kërkesa për shtyrjen e seancës është bërë nga ai, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se ka kërkuar seancë të rregullt ndërkohë që ka pohuar se LDK i ka votat për demarkacionin.
“Nuk kam kërkuar shtyrje të seancës së votimit për demarkacion, e as nuk kam kërkuar përshpejtimin e saj”, tha Beqiri duke theksuar se ai kërkoi për seancë të rregullt.
Deputeti i LDK’së gjithashtu ka mohuar pretendimet që LDK nuk i ka votat e mjaftueshme për Demarkacionin duke deklaruar shkurtimisht “Votat i kemi si LDK “.

Exit mobile version