Kryetari Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, në debatin për shndërrimin FSK-së në ushtri në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve ndërkombëtarë për formimin e Ushtrisë
Beqiri ka thënë se ai dhe LDK do të jenë kundër formimit të Ushtrisë pa përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, SHBA-së dhe NATO-s. “Pa ta nuk do të ishim këtu ku jemi”, tha Beqiri.
“Asnjë votë timen nuk do të merr asnjë propozim që nuk e ka mbështetjen e NATO-s dhe Amerikës. Gjërat duhet të ua themi qytetarëve atë që po na thonë nëpër takime”, tha ai.