Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar përmes një video se për herë të pare Kosova e pasluftës këtë vit do të sigurojë bukën e motmotit, pasi sipas tij korrjet po japin rezultate mahnitëse.
Për deklaratën e këtij të fundit ka reaguar edhe Drejtori Ekzekutiv i PDK-së, Naim Ismajli, ku sipas tij parashikimet e ministrit Peci janë duke e sfiduar Burdushin.
“Kësaj propagande do t’ia kishte zili edhe Enver Hoxha për produktivitetin e kooperativave bujqësore..Kjo gënjeshtër e radhës është shumë e ngjashme me gënjeshtrën për villen e Radojçiqit që ministri Peci thoshte se u negociua formimi i qeverisë në vitin 2017, në atë vilë, ndërsa vila është ndërtua në vitin 2022”, shkruan Ismajli.
Sipas Ismajlit, gënjeshtra për sigurimin e bukës për here të parë në historinë e pasluftës, ende pa përfunduar të korrura e grurit, janë si parashikimet e Burdushit.
“Popullzimi i ministrit Peci reflekton paditurin dhe injorancën e skajshme të një ministri ku gënjeshtrën mundohet ta shet për të mirëqenë”, theksoi Ismajli.