Site icon PrishtinaPress

Ismajli i PDK-së: Tezakja e presidentes u emërua për t’i menaxhuar 68.9 milionë euro, kjo tregon shumë për pushtetin

Ismajli, PDK: Emërimi me ngulm i tezakes së presidentes për t’i menaxhuar 68.9 milionë euro grante e subvencione tregon shumë për këtë pushtet

Koordinatori i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Naim Ismajli tha se Venera Çerkini, tezakja e presidentes Vjosa Osmani u emërua “në pozitë të lartë në Qeveri, për t’i menaxhuar 68.9 milionë euro gjatë këtij viti”.

“Venera Çerkini, tezakja e presidentes Vjosa Osmani, u emërua drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë, institucion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri Faton Peci, bashkëpartiak me Osmanin në listën Guxo. Nga kjo pozitë, Venera Çerkini do të menaxhojë 68.9 milionë euro, të planifikuara për grante dhe subvencione për të gjithë fermerët e Kosovës”, shkroi Ismajli në Facebook.

Edhe pse vlerësuesit anglezë nga Ambasada e Mbretësisë së Bashkuar nuk e kualifikuan në listën e ngushte, sipas Ismajlit, ish-kryetari i Shtimes thotë se atë e emëroi Qeveria.

“Ky emërim i tezakes së presidentes me kaq ngulm, edhe përkundër vlerësimit negativ të ekspertëve ndërkombëtarë, flet shumë për qëllimin e kapjes edhe të një institucioni të pavarur, por dhe për interesimin e presidentes Vjosa Osmani dhe të pushtetit aktual për të futur familjarët e tyre në menaxhimin e dhjetëra miliona eurove nga taksat e qytetarëve të Kosovës”, shkroi Ismajli.

Exit mobile version