Site icon PrishtinaPress

Ismaili replikon me asamblistin e VV-së: Brengosna me ata 70% që nuk dolën hiç me votu

Asamblisti nga rradhët e Vetëvendosjes, Egzon Azemi, ka ironizuar me grupin e të dorëhequrve nga kjo parti.
Azemi, që në zgjedhjet e fundit për Kuvend Komunal në Prishtinë fitoi votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur asamblist, ka ironizuar përmes rrjetit social, Facebook, për të ashtuquajturën sipas tij “klikën e revoltuar”, transmeton lajmi.net.

“Thirrje për klliken e revoltuar! Mos u dëshproni bre. I keni 4 vota kundër në Gjakovë, 1 në Kaçanik, plus 1 në Prizren. Ma e mira është që edhe në Prishtinë i keni nja 11. Kogja a? Gati 30 jon krejt.” shkruan Azemi në Facebook.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VV-së, Fisnik Ismaili, i cili ka komentuar në këtë postim të Azemit duke e quajtur këtë si një debat të kotë publik.

Fisnik Ismaili, i reagon Azemit duke i thënë që ti si asamblist nuk duhesh të mirresh me probleme të tilla sepse ka probleme më të rëndësishme në Kosovë që ai duhet të mirret.

Tutje, Ismaili shton se Azemi duhet të brengoset për 70 përqindëshin i cili nuk doli fare në zgjedhje, e pjesë e së cilëve Ismaili thotë se ishte edhe vetë, pasi që sic shprehet ai “jua kanë gërrdit me gjana të kota”.

Ky është reagimi i Fisnik Ismailit ndaj postimit të asamblistit të Vetëvendosjës, Egzon Azemi në Facebook:

“Egzon, aman ndale ma kete far debati te kote publik. Nime i kote. Me qene si ti, brengosna me qata 70% qe nuk dolen hic, e edhe ma shume me qata pak qe e kane marre mundin me dale, vec me votue kunder.
Mos u brengos per kliken, por definitivisht brengosu per qata 20,000 anetare, nje prej tyne edhe une, qe nuk kemi dale me votue, sepse na e keni gerrdite me qesi sene te kota.

Mbi te gjitha, brengosu per 170,000 votues, te cilet nuk jane as anetare, e vec po te kqyrin ty seri, si asamblist ne Prishtine, kah mirresh me klika cdo dite te lume, thue ti se s’ka kurrfare problemi ma te madh qetash ne Kosove.

Ki SHUME gjana SHUME ma me randesi me u marre. Teper! Tash edhe pergjegjesi publike ke per kete pune.” shkruan Ismaili.

I FUNDIT

KANE ZGJIDHET FUTBOLLISTI MË I MIRË ANGLEZ PËR VITIN 2017

autor
Exit mobile version