Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, e cila dje ka zgjedhur kryesinë e re të partisë.
Ismaili e ka falënderuar PDK-në dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për besimin e dhënë ndaj tij.
Më tutje Ismaili theksoi se PDK-ja është gërshetim i vlerave të luftës dhe lavdisë historike duke shtuar se PDK mbetet adresa më e sigurtë për qytetarët dhe shtetin.
“Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka plotësuar strukturën e re drejtuese, pas përmbylljes me sukses të zgjedhjeve që ishin shembull për transparencë dhe demokraci, dhe për këtë uroj gjithë anëtarësinë e PDK-së”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka plotësuar strukturën e re drejtuese, pas përmbylljes me sukses të zgjedhjeve që ishin shembull për transparencë dhe demokraci, dhe për këtë uroj gjithë anëtarësinë e PDK-së.
Falënderoj Kryetarin Kadri Veseli dhe Kryesinë e PDK-së që ma besuan postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, që për mua është një nder dhe përgjegjësi e madhe.
Lidershipi i ri i PDK-së ofron garanci se, për dallim prej partive tjera, përkushtimi ynë për vendin nuk lidhet me pozitën politike, por me idealin që PDK-ja e mbron që nga themelimi i saj, e që është ndërtimi dhe forcimi i shtetit të Kosovës.
PDK, si një shtëpi ku gërshetohen vlerat e luftës dhe të lavdisë historike me vizionin dhe planet për të ardhmen e ndritur të Republikës sonë, mbetet adresa më e sigurt dhe më e qëndrueshme për qytetarët dhe shtetin.