Site icon PrishtinaPress

Ismaili pas operimit të Osmanit: Është për keqardhje mosbesimi i koalicionit qeverisës ndaj shëndetësisë publike dhe neglizhimit të këtij sektori

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismali, ka kritikuar qasjen e koalicionit qeverisës ndaj sektorit të shëndetësisë.

Ismaili ka thënë se derisa qytetarët marrin shërbime në institucionet publike shëndetësore, Qeveria duhet të punoj që ta përmirësoj atë sektor – jo të dëshmoj haptas mosbesim duke zgjedhur klinikat private për nevojat e tyre.

“Qindra dhe mijëra qytetarë të Kosovës marrin shërbime shëndetësore çdo ditë në institucionet publike. Rrjedhimisht, fuqizimi dhe mbështetja e tyre duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit. Sot, është për keqardhje mosbesimi i madh që ky koalicion qeverisës po tregon ndaj Institucioneve Publike Shëndetësore, siç është rasti i operimit të Presidentes në një klinikë private”, ka shkruar Ismaili.

Për më tepër, neglizhenca ndaj sektorit të shëndetësisë prej kësaj Qeverie, është edhe më shqetësues. Brenda pak muajve po e presim ministrin e tretë të Shëndetësisë, ndërkaq, po bëhen tashmë një muaj që kur ky sektor është PA ministër”, ka shtuar ai.

Sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, sipas tij, fatkeqësisht ende nuk po i shohim askund.

Në fund, ai i ka uruar shërim të shpejtë presidentes Osmani.

“Shërim të shpejtë, Presidente”, ka shkruar Ismaili.

Exit mobile version