Gazetarja Emine Ismaili, tha se në vrasjen e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut janë të përfshirë pesë persona, ku në mesin e tyre është edhe babai i saj.
“Motivi kishte qenë që babai do të kidnaponte vajzën së bashku me katër persona të tjerë për të kërkuar para nga ish-bashkëshortja, në këmbim të lirimit të vajzës së saj”, tha Ismaili.
“Këtë e kanë konfirmuar personat e arrestuar, të cilët kanë dhënë deklarata në polici, dhe kanë treguar se informacionet rreth orarave të vajzës së daljes nga shtëpia i kanë marrë pikërisht nga babai i saj. Autori i kësaj vrasjeje nuk është i kapshëm për policinë sepse ai që më 30 nëntor e kishte lëshuar vendin. Ai së bashku me avokatin e tij fillimisht ishte larguar në Beograd dhe më pas kishte shkuar në Sofje. Për të (autorin e vrasjes), policia thotë se do të kërkojë fletëarrest ndërkombëtar”, shtoi ajo në Info Magazine.Tutje gazetarja e TV Shenja theksoi se policia është duke punuar për zbardhjen e rastit, dhe po presin analizat e obduksionit të vajzës tashmë të vdekur.
Mbrëmë është gjetur e vdekur 14-vjeçarja, e cila ishte e zhdukur para një jave, ndërsa nëna e saj ishte ajo që zhdukjen e vajzes e kishte raportuar në polici.
Viktima ishte vrarë, dhe pastaj ishte groposur, ndërsa trupin e saj policia e ka gjetur në rrethinën e Shkupit