-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili: Kurti nuk mund t’i largojë Martinin e Nagipin, ia kanë blerë heshtjen

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, përmes një reagimi ka kritikuar Kryeministrin Kurti për Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ismaili ka thënë se Kryeministri Kurti duke mbrojtur dhe arsyetuar Martinin e Nagipin nuk është duke i pastruar ata, por po na tregon haptas që ai nuk mundet t’i largojë. Sipas tij,  kjo është tregues i rëndësishëm për këtë Qeveri.

“Ka gënjyer nën betim para komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës. Ka mbajtur fshehtë transaksionet e dyshimta bankare. Është paguar 4 milionë euro nga GEN-i i Serbisë edhe pse kompania e tij e kishte të regjistruar vetëm atë si punëtor. Çdokush tjetër përpos Martin Berishajt sot do të ishte në bankën e të akuzuareve. Vetëm njëra nga veprat e lartpërmendura janë bazë e mjaftueshme për shkarkim e arrestim. Por Martin Berishaj vazhdon të privilegjohet në pushtet. Hiç më larg se dje, ai u lartësua nga Kryeministri Kurti në pritjen solemne të Ministrit të Jashtëm Kroat, Gordan Grlić Radman”, ka thënë Ismaili.

Berishaj shihet përkrah flamurit të Kosovës si Ambasador fuqiplotë – gjë për të cilën Ismaili ka thënë se me këtë ai po sfidon ligjet e Kosovës me pushtetin politik që ia dhuron Kryeministri Kurti dhe me paratë e pista ai duket se ka blerë heshtjen brenda Qeverisë dhe brenda Vetëvendosjes.

“Asnjë qeveritar e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e ka guximin të shtrojë pyetjen se pse një njeri i korruptuar nga Serbia lartësohet vazhdimisht nga Kryeministri Kurti?! Pse ky ofendim ndaj flamurit e shtetit? Pse ky moszbatim i ligjit? Kryeministri Kurti duke mbrojtur dhe arsyetuar Martinin e Nagipin nuk është duke i pastruar ata, por po na tregon haptas që ai nuk mundet t’i largojë. E kjo është tregues i rëndësishëm për këtë Qeveri”, ka përfunduar Ismaili.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img