4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili: Kam paraqitur kandidaturën për kryetar të Prishtinës, pres aprovimin e PDK-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur edhe për mundësinë që të garojë për të parin e Prishtinës.

Ai ka thënë se Prishtina ka nevojë për një menaxhim më të mirë dhe si garancë për këtë ka dhënë punën e tij të madhe që kishte bërë në Ministrinë e Shëndetësisë.

“E kam dorëzuar kandidaturën time në kryesi dhe tani pres aprovimin nga ana e tyre.”, ka thënë Ismaili.

Më tej, ai ka folur për punën e madhe që e ka bërë në Ministri të Shëndetësisë, duke rregulluar çmimet abuzive të barnave dhe duke investuar jashtëzakonisht shumë në QKUK, në pajisje dhe infrastrukturë.

Me këtë rast, Ismaili ka thënë LDK dhe Vetëvendosje janë sprovuar në Prishtinë dhe nuk kanë dëshmuar asgjë.

Sipas tij, Prishtina ka nevojë për një menaxher të mirë dhe për një menaxhim më të mirë që  është në dobi të qytetarëve të Prishtinës.

Ismaili ka thënë se pret një garë të fortë, por është një betejë e cila e frymëzon dhe është i përkushtuar ta zhvilloj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img