1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili: Gjatë qeverisjes së LDK-së janë blerë barëra në mënyrë abuzive

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se shëndetësia ka probleme të trashëguara, por gjatë dy vjetëve të fundit janë munduar që ajo të jetë në funksion të plotë të pacientit.

“Kemi ulur shpenzimet e panevojshme dhe kemi përmirësuar aparaturën e vjetërsuar e tjera. Shërbimet publike shëndetësore sot janë më të qasshme, në invazive kanë qasje 24 ore, kemi ofruar modele shpresëdhënëse, kemi ulur shpenzimet shëndetësore duke ndihmuar ekonominë familjare” , tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas Ismailit gjatë qeverisjes së LDK-së janë blerë barëra në mënyrë abuzive. Pacienti atëbotë nuk ka qenë me rëndësi, ai rrinte në bodrumet e QKUK-ës kurse këta merreshin me ligje.

Sot, tha ai, rreth 800 pacientë në ditë marrin shërbime në QKUK.

“Në Shqipëri e Maqedoni çmimet e barnave ishin më të ulëta në krahasim me Kosovën, krejt kjo ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img