1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili flet për hajninë me barna: Një bari që kushton 8 euro Ministria e kishte blerë më parë 24 euro

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Uran Ismaili tha se në dhjetor të këtij viti bëhen 12 milionë euro që janë blerë barna më lirë sesa në vitin 2016. Ismaili që ka udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë tha se në rastin e barnave është bërë hajni. Për këtë ai ka dhënë edhe shembuj se si është bërë ky abzuim.

“Për shembull një bari që është shitur 8 euro në barnatore, i njëjti është blerë nga Ministria e Shëndetësisë 24 euro. Arsyeja se nuk pasur ndalje të abuzimeve me barna është se nuk ka pas vullnet politik”, tha Ismaili në Debat Plus.

Ai tha se deri më tani e vetmja Kosova që nuk ka pas rregullore për kontroll të cmimeve dhe këtë e ka vendos me ardhjen e tij në krye të MSH-së. Sipas Ismailit furnizimi me barna është shumë më mirë sesa ka qenë, edhe pse sipas tij ka calime por ka përmirësime në këtë sektor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img