Site icon PrishtinaPress

“Ismail Syla gjithmonë ka thyer ligjet e Serbisë”, reagon Behrami pas bastisjes së sotme

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së Ismail Sylës, po ashtu ish-këshilltar Thaçit.

Behrami thotë se Syla, si 20-vjeçar ishte burgosur nga Serbia, duke u mbajtur i mbyllur për më shumë se 8 vjet.

“Ismail Syla gjithmonë ka thyer ligjet e Serbisë. Dhe mirë ka bërë! Bastisja e sotme në shtëpinë e tij po bëhet me të njëjtën logjikë fashiste!”, shkruan Behrami.

Bastisja në shtëpinë e Sylës filloi mëngjesin e sotëm nga Dhomat e Specializuara.

Dje është kryer bastisje edhe në shtëpinë e Artan Behramit./Paparaci

Exit mobile version