Analisti Nexhmedin Spahiu ka folur në “Pressing” të T7 për filmin “Nëntori i Dytë” që i referohet shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
Filmi është produkt i periudhës së diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri.
Pikërisht Spahiu ka thënë se ky film i shërben “propagandës enverian”.
Ai ka thënë se filmi ka shumë të pavërteta, duke deklaruar se “Ismail Qemaili nuk ka mundur t’i fliste ato budallakina”.