Site icon PrishtinaPress

Ismail Kadare së shpejti në Ferizaj

Shkrimtari Ismail Kadare se shpejti, do të vizitoj qytetin e Ferizajt. Kështu ka njoftuar sot drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Naim Ferati.

Sipas drejtorit Ferati, Kadare në Ferizaj, vjen me ftesë të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ndërsa pritja do t’i organizohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me stafi e kësaj drejtorie dhe komunitetin e artistëve, me ç’rast është formuar edhe këshilli organizativ.

“Kam kënaqësi të veçante që dje komisioni që është emëruar për ndarjen e çmimit “Finesa”, një çmim vjetor për kulturë që ndahet për personalitete të ndryshme, të artit, kulturës dhe letërsisë në Kosovë dhe në Ferizaj. Këtë vit ky komision i cili është marr në mënyrë profesionale ka marr vendim që çmimi “Finesa” për vitin 2017, t’i ndahet shkrimtarit të madh Ismajl Kadare me motivacionin për vepër jetësore “Kolosi i veprave shqipe”. Sigurisht që ky çmim neve na bënë nder, që t’i ndajmë një personaliteti siç është Ismajl Kadare”, tha drejtori Ferati.

Sipas drejtorit Ferati, është parapare që edhe parku tek teatri i qytetit të emërohet me emrin Ismajl Kadare, transmeton ferizajpress

U bë e ditur së Ismajl Kadare do të jetë në një vizite një ditore në Ferizaj.

Exit mobile version