1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ismail Kadare: Le të hapet dosja ime e kohës së Enver Hoxhës

Autori Kadare ka thënë se po provon të bëjë letërsi normale në një shtet jonormal, kur shkruante në kohën e komunizmit.

Le Parisien sot shkruan për Kadarenë dhe për deklaratën e tij të fundit.

“Unë kërkoj të hapet dosja ime e kohës së komunizmit”- kësisoj ka thënë autori shqiptar për AFP. Autoritetet shqiptare së fundmi kanë pasur qasje në Dosjet e Sigurimit Shtetëror të kohës së Enver Hoxhës, ndërsa në debat është përfshirë edhe autori i cili gjithmonë është akuzuar se po fshehë diçka në këto dosje.

Autori Kadare ka thënë se po provon të bëjë letërsi normale në një shtet jonormal, kur shkruante në kohën e komunizmit.
“Megjithatë kërkesa ime nuk është aprovuar. Ajo dosje gjithmonë ka shkaktuar tensione, për arsye tanimë të ditura” tregon Kadare, pasi i është drejtuar edhe medieve shqiptare, duke thënë se hapja e dosjeve të Sigurimit do të ishte edhe mënyrë e mirë që Shqipëria të mund të ndryshonte faqen e zhvillimit të tanishëm, shkruan KultPlus.

Gjatë kohës 1944-1991, nën sundimin shqiptar kanë vdekur rreth 6 mijë persona dhe rreth 100 mijë ishin internuar nëpër kampe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img