Site icon PrishtinaPress

Ismail Dibrani emërohet u.d i drejtorit të ShKK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) nga e premtja është me udhëheqës të ri.

Ismail Dibrani është ushtrues i detyrës së drejtorit të ri të ShKK-së dhe emërimi i tij është bërë të premtën.

Vendimin e ka marrë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Dibrani deri tani ka mbajtur pozitën e zv/drejtor i përgjithëm në ShKK ndërsa më heret ishte edhe drejtor në Burgun e Dubraves.

Dibrani është nga Drenasi dhe ka dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e sistemit të drejtësisë./PrishtinaPress/

Exit mobile version