Kryetari i Komisionit për matjen e territorit të Kosovës Hivzi Islami tha se në bazë të raportit që ka bërë komisioni del se madhësia territoriale e Kosovës është 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë.
Sipas Islamit kjo shifër ka dalë si konkludim si pjesë e draft raportit pasi që raporti final do të dal më vonë.
“Nga prezantimi që bëme del ky konkludim si pjesë e draft raportit. Në mbështetje të të dhënave, e argumenteve dhe gjetjeve profesionale që u ofruan nga institucionet përkatëse në procesin e matjes si dhe verifikimit të mbulueshmërisë me do0kumentacion afdministrafit e hartografik, komisioni i ekspertëve për matjen e territorit e njofton Qeverinë e Kosovës se madhësia territoriale e republikës së Kosovës para 25 gushtit 2015 përkatësisht nga vitit 1962 deri më 1981 është 10 mijë e 887 km katror. Në bazë të obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti ynë, në demarkacionin e kufirit në mes të republikës federative të Jugosllavisë. Prandaj madhësia territoriale e Republikës së Kosovës sot është 10 mijë e 905.25 km katror”, tha Islami.