1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

ISIS vret “këdo që argumenton me ta”, thotë ish-pjesëtari i ISIS

Forcat Irakiane janë në qytetin e vjetër historik të Mosulit, një nga pikat më të forta të ekstremistëve.

Luftëtarët e ISIS-it janë duke u vrarë dhe burgosur, por edhe pse po humbin në fushëbetejë, ata po vazhdojnë luftën e propagandës online, duke prezantuar veten si një bandë ushtarësh të shenjtë.

Një dezertor i ISIS-it, që u takua me korrespondentin Holly Williams nga CBS News në Turqi, tregoi se sa e fuqishme kjo propagandë mund të jetë, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se punonte në qeveri në Jordan para se të bashkohej me ISIS-in më 2014, duke besuar se ata kishin krijuar një shtet islamik, por që tha se shpejtë e kishte kuptuar që kishte qenë gabim.

“Ata vrasin këdo që argumenton me ta”, tha ai. Ai ishte befasuar kur kishte zbuluar brutalitetin e tyre por prapë se prapë iu ishte bashkuar ekstremistëve edhe pasi kishte shikuar video të shumta të viktimave, duke përfshirë prerjen e kokave të dy gazetarëve amerikanë.

“Pse u bashkove me ta kur i kishe parë duke kryer vepra si kjo?”, e pyeti Williams. “Ata thanë se ata ishin agjentë të CIA-s, jo gazetarë”, tha ai, “dhe ata nxorën një varg nga Kurani në video për t’i justifikuar vrasjet. Asnjë mysliman nuk mund të kundërshtonte ose të thoshte se kjo është gabim”.

Ai i tha Williams se e pagoi dikë për ta nxjerrë jashtë territorit të ISIS-it vitin e kaluar. “Ka shumë njerëz në ISIS si unë”, tha ai. “Dhjetëra mijëra. Nëse do ta dinin të vërtetën, nuk do t’i bashkoheshin”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img