0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

ISIS merr përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse në Iran që vranë 84 persona

Grupi Shteti Islamik (ISIS) ka thënë se ka kryer një sulm me bombë në Iran mbi turmat që dolën për të shënuar përvjetorin e vrasjes së spiunit Qasem Soleimani nga ShBA-ja.

Sulmi në Kerman në Iranin jugor vrau 84 persona dhe plagosi shumë të tjerë. Numri i të vdekurve u rishikua të enjten në mëngjes nga kreu i shërbimeve të urgjencës së Iranit nga një shifër e mëparshme prej 95.

Irani fillimisht tha se Izraeli dhe ShBA-ja duhet të jenë pas sulmeve. ISIS e bëri pretendimin përmes kanaleve të tij në Telegram. Grupi më vonë publikoi një imazh në mediumin e tyre “Amaq” që tregonte dy burra të maskuar, të cilët tha se ishin përgjegjës për sulmet.

ISIS i emëroi sulmuesit si “Omar al-Muwahhid” dhe “Sayfullah al-Muxhahid”. Ata janë emra gjenerikë që e bëjnë të vështirë të konstatohet nëse sulmuesit ishin iranianë apo të huaj.

ISIS ka sulmuar civilët dhe forcat e sigurisë në Iran në disa raste gjatë viteve të fundit. Ai mirëpriti vdekjen e gjeneralit Soleimani në vitin 2020, milicitë e të cilit luftuan kundër grupit në Irak për vite me radhë, shkruan BBC.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img