-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ishte student i varfër, por ky kosovar sot “na mbulon” me para

Student i varfët dhe me kushte jo të mira. Është ky Behgjet Pacolli, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Fotoja është realizuar në vitin 1968 gjatë revolucionit rinor në mbarë Evropën.

Pacolli i cili është i lindur më 30 gusht 1951, në Marec të Prishtinës shkollën fillore e kreu në Marec, ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë.

Shkollimin superior e ka kryer në Hamburg të Gjermanisë, në Institutin e Tregtisë së Jashtme, për të vazhduar me specializimin në drejtimin Marketing dhe Manaxhment ne Institutin Mösinger Zurich (1980-1982).

Ai flet disa gjuhë të huaja: anglishte, frëngjishte, gjermanishte, italishte, rusishte, spanjollishte, serbokroatishte, etj.

Vlen të theksohet se Pacolli është i biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijë, i martuar me znj. Masha Pacolli. Ai është prind i gjashtë fëmijëve: tri vajzave dhe tre djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit).

 

T

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img