Site icon PrishtinaPress

Ishte prezent kur u fotografua Adem Jashari me shokë, flet Avni Nura

Avni Nura, i cili ishte prezent në realizimin e fotografisë së komandantit Adem Jashari me shokë, thotë se fotografia ishte kërkesë e njërit nga shokët për ta mbajtur kujtim.

Rrallë gjen shtëpi në fshatin Prelloc të Skenderajt, ku nuk ka simbole kombëtare.

Këtu aktiviteti kombëtar për lirinë e vendit kishte filluar shumë dekada më parë.

Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi që shumë shpejt do të shndërrohet në shtatore pikërisht në vendit ku ishte realizuar, qysh në vitin 1992.

E rrugën për të shkuar aty nuk e harron asnjëherë Avni Nura, i cili ishte edhe prezent në momentin kur u realizua fotografia.

E ecja drejt atij vendi, 48 vjeçarit i ringjall shume kujtime.

E shumicën prej tyre i ka në vendin ku u realizua fotografia.

Se si erdhi deri te ideja për të mbajtur këtë kujtim, Nura e kujton shumë qartë.

“Foto është realizuar në 1992, kemi qenë në odën tonë njëri prej shokëve tha që  dalim e mbajmë një fotografi se mundemi edhe mos me kanë le të mbetemi kujtim”, ka thënë ai për T7.

Ndonëse ishte vetëm 18-vjeçar, ai gjatë tërë kohës qëndroi me krerët e UÇK-së.

“Kemi nejte shumë edhe nuk mundem me nda një moment”.

Bashkëluftëtar i tyre ishte edhe Bajram Nura, i cili po e mirëpret ndërtimin e kësaj shtatoreje.

“Natyrisht që më gëzoi shumë, historia nuk duhet të harrohet.”

Nura ka edhe një qëndrim për ata që po e kundërshtojnë këtë ide.

“Nuk duhet të përzihet politika këtu”, thekson ai.

Edhe qytetarët e Skënderajt thonë se kjo do të jetë vlerë për qytetin e tyre.

Ndërtimi i shtatores nis në vitin 2023 dhe në të do jenë Adem Jashari, Hamëz Jashari, Ilaz Kodra, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Musa Jashari edhe Jakup Nura.

Exit mobile version