-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

Ishte në arrati, policia kap Ridvan Ademin dhe vëllain e tij, sekuestrohet një AK 47

Të shtunën në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, është arrestuar Ridvan Ademi, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale: “Kanosje” Mbajtje në pronësi kontrollë ose posedim i paautorizuar i armës, si dhe “Asgjësim i pasurisë”. 

Policia ka njoftuar se pas arrestimit të Ridvan Ademit, 32-vjeç, ndaj të njëjtit prokurori ka marrë vendim për ndalim prej 48-orësh.

Ndërsa, të dielën, policia ka prangosur edhe vëllain e tij “R. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”. I cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Policia ka thënë se veprat penale të cekura më lartë, dyshohen se kanë ndodhur më datë 16.01.2022, rreth orës 03:45, në rrugën “Skëderbeu” në Podujevë.

Po ashtu është sekuestruar edhe një armë automatike AK 47, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Ridvan Ademi është emër i njohur për Policinë e Kosovës, pasi dyshohet se edhe në të kaluarën ishte implikuar në vepra të tjera penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img