Një grua 58-vjeçare me origjinë kosovare u gjet e vdekur në shtratin e saj të martën në mëngjes, 17 shtator 2019, në shtëpinë e Adoma në rrethin Neudorf.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë burri i viktimës ai që ka telefonuar policinë, duke sqaruar se ai gjeti gruan e tij të vdekur në shtrat, pasi kishte ardhur në shtëpi nga puna këtë mëngjes.
Bëhet e ditur se çifti jetonte në një banesë sociale në Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.
Sipas një burimi të afërt me hetimin: “Trupi ishte goditur me të vërtetë nga shumë thika dhe kishte shumë gjak, por është autopsia që do të përcaktojë nëse vdekja është për shkak të goditjes me thikë”.
Po sipas mediave franceze, hetimi filloi menjëherë, dhe të gjitha të dhënat dhe gjurmët që ka të ngjarë të gjejnë armën e vrasjes janë studiuar. Si në çdo studim të këtij lloji, kamerat e sigurisë janë duke u studiuar gjithashtu.