1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ishte futur në det për ta ndihmuar të dashurën, mbytet 19-vjeçari shqiptar në Itali

E diela e pushimit në det, u kthye në tragjedi për 19-vjeçari me origjinë shqiptare, Anxhelo Cara, nga provinca e Barit, banues në Altamura, ndërroi jetë teksa po kalonte një ditë relaksi në plazh në zonën e Galipolit, pranë plazhit Zen.

Nuk  janë ende të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e djalit por nga informacionet e para dihet se ngjarj ka ndodhur rreth orës 11 të paradites së kësaj të diele.

Djali ishte futur në det për të ndihmuar të dashurën e tij, e cila po dukej në vështirësi në det, por nuk arriti të kthehej më në breg.

Shërbimet e shpëtimit u lajmëruan menjëherë, për një orë e gjysmë mjekët tentuan ta kthenin në jetë, por pa pasur rezultat. I riu i cili kishte shkuar për pushime në këtë zonë, ndërroi jetë.

Në vendngjarje shkuan karabinierët së bashku me ushtarakët e rojes bregdetare për zbardhjen e rastit dhe rikonstruksionin e asaj që ka ndodhur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img