Site icon PrishtinaPress

Ishte duke ngrënë fruta, 21 vjeçarja ngulfatet dhe vdes

D.S. për nëntë vite ishte strehuar në shtëpinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore në Shtime. 21 vjeçarja vdiq meqë ushqimi i shkoi në rrugë të frymëmarrjes, e policia ka filluar hetimet.

Që nga viti 2014, një 21 vjeçare nga Peja ishte dorëzuar nga familja në Shtëpinë e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara Mendore në Shtime.

Vizitat e familjarëve i mungonin, mirëpo jo edhe të kujdestarëve të cilët iu shërbenin të miturve në këtë qendër.

E në kohën kur zakonisht ushqehej 21 vjeçarja me inicialet D.S u përballë me një incident që ishte vdekjeprurës për të.

Me të parë gjendjen e vështirësuar shëndetësore, viktima ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt.

Por, pa shenja jete.

Specialisti i mjekësisë familjare, Sefedin Fazliu tregoi për telashet shëndetësore që iu shkaktuan vajzës.

Rrethanat e këtij rasti ka filluar t’i hetojë Policia e Kosovës.

Ndërkaq siç mëson televizioni T7, familjarët e viktimës nuk ishin paraqitur në qendër as pas vdekjes së saj.

Për 10 personat që qëndrojnë brenda kësaj qendre, kujdesen katër infermierë e gjashtë kujdestarë social.

 

Exit mobile version