1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ishin duke punuar në një shtëpi, bien nga skelet dy punëtorë në Rahovec – njëri përfundon në QKUK

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën në rrugën “Asllan Kleqka” në Rahovec, ku dy persona të moshës madhore teksa ishin duke punuar në një shtëpi kanë rënë nga skelet, dhe si pasojë e lëndimeve u dërguan për tretman mjekësor ndërsa njëri prej tyre është lënduar rëndë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se njëri nga të lënduarit është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, pastaj nga aty është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërsa, personi tjetër pasi ka marrë trajtimin mjekësor në QKMF në Rahovec, është liruar në shtëpi.

“Është raportuar se dy persona meshkuj të moshës madhore, derisa kishin qenë duke punuar në një shtëpi në rrugën “Asllan Kleqka” në Rahovec, rreth orës 10:05, kanë rënë nga skelet. Për pasojë njëri nga të lënduarit është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, pastaj nga aty është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Personi tjetër pasi ka marrë trajtimin mjekësor në QKMF në Rahovec është liruar në shtëpi. Në konsultim me Prokurorin e shtetit është inicuar rasti si “asgjësim, dëmtim ose heqje e paisjeve mbrojtjes në vendin e punës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img