3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ish-zyrtari i lartë amerikan John Bolton, pranon se kishte planifikuar tentim puçet në shtetet tjera

John Bolton, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara dhe njëherit ish-këshilltar për Siguri Kombëtare, tha të martën se kishte ndihmuar në planet për tentim puq në vende tjera, shkruan Reuters.

Bolton këto komente i bëri në CNN, një ditë pas seancës dëgjimore të Kongresit që u mbajt dhe i referohej sulmit të 6 janarit të vitit të kaluar në Capitol Hill, transmeton Telegrafi.

Ligjvënësit akuzuan ish-presidentin amerikan Donald Trump për inicim të dhunës, pasi nuk kishte pranuar rezultatet për humbje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Duke folur me gazetarin e CNN-it, Jake Tapper, Bolton tha se Trump nuk ishte mjaftueshëm kompetent ta “planifikojë me kujdes puçin”, duke shtuar “se dikush që ndihmoi në planifikimin e puçit jo këtu por në vende tjera – është dashur të kryej shumë punë. Por ai (Trump) nuk e bëri këtë”.

Ndërkaq kur Tapper pyeti Boltonin se për cilat tentim puçe i referohet, ai tha se “nuk do të futet në specifika”, ku më pas përmendi Venezuelën.

“Doli të jetë i pasuksesshëm. Nuk është se kemi bërë shumë për këtë, por kam parë përpjekjet e opozitës për ta rrëzuar presidentin, por ata dështuan”, shtoi Bolton.

Në vitin 2019, Bolton, këshilltar për Siguri Kombëtare, publikisht kishte mbështetur liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, i cili bënte thirrje për mbështetje ushtarake për ta përkrahur në rrëzimin e presidentit Nicolas Maduro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img